SPAK për shefat dhe efektivin e Rrugores: Kërkuan 2 mijë euro të mos prangosnin gruan e biznesmenit

Arrestimi i tre oficerëve dhe shefave të Policisë Rrugore për korrupsion erdhi pas përgjimeve që janë kryer. Në dosjen e SPAK-ut, thuhet se ka qenë Oficeri i Policisë, Edison Tabaku i cili ka kryer veprimet hetimore. Duke qenë se ai e njihte Erges Vrionin, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar shuma monetare për të mos e arrestuar Anisa Vrionin.

Një mijë euro i janë dhënë punonjësit të Policise Edison Tabaku, pranë banesës së tij. Vetë Tabaku e ka takuar sërish Erges Vrionin në një lokal pranë komisariatit të policisë rrugore dhe i ka kërkuar edhe një mijë euro të tjera, pasi i thotë “kam persona të tjerë mbi kokë”. Aksidenti ka ndodhur më 16 prill të këtij viti në Tiranë, ku është përfshirë Anisa Vrioni, bashkëshortja e biznesmenit Ergest Vrioni.

Hetimet e para për rastin i ka kryer polici rrugor nën hetim Edison Tabaku, me të cilin Vrioni kishte edhe njohje. Në këtë rast, SPAK thotë se janë implikuar edhe eprorët e efektivit, Sokol Novaku, shef i seksionit të hetimit të aksidenteve rrugore dhe Roven Zeka, shef i Komisariatit të Policisë Rrugore. Të tre këta punonjës janë transferuar nga strukturat e policisë Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Personi nën hetim ka paguar shumën e parave prej dy mijë eurosh, me qëllim që të mos arrestojnë bashkëshorten e tij. Nga të dhënat e përftuara gjatë hetimeve, nga komunikimet telefonike rezulton se Ergesti ka kërkuar para tek persona të ndryshëm, per t’ia dhënë oficerit të policisë giyqësore dhe se i ka paguar paratë, nga të dhënat e rezultuara nga sistemi ”Adams” për veprimet që kanë kryer punonjësit e policisë rrugore, nga këqyrja e telefonit të personit tashmë nën hetim Ergest Vrioni, nga të dhënat e rezultuara nga pamjet filmike, nga deklarimet e dhëna nga personi nën hetim Ergest Vrioni, nga kontrolli personal dhe i banesës së personit nën hetim Edison Tabaku, rezultojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova, se personi nën hetim Edison Tabaku i ka kërkuar Ergestit shuma monetare për lehtësimin e pozitës së bashkëshortes së tij, e cila nuk është arrestuar në lidhje me ngjarjen”, thekson Prokuroria në hetimet e kryera deri tani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i plotë nga SPAK

Në datën 16 prill 2025, në qytetin e Tiranës ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit, pesë personat që udhëtonin në njërin nga automjetet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej vetëm drejtuesja A.V, bashkëshortja e shtetasit E.V, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, (parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.)

Pas të dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit, shtetases A.V, pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj.

Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim E.V, me ndihmën e personave të tjerë. Këtë shumë ai ia kanë dorëzuar njërit prej punonjësve të policisë rrugore – fakt i provuar gjatë hetimit.

Urdhri i ndalimit të shtetasve: E.T, S.N dhe R.Z është ekzekutuar nga BKH, në bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?