SPAK po i heton për krime elektorale, si ra Policia në gjurmët e trafikantëve të drogës Agustin Selimi dhe Pëllumb Lekaj. Blinin vota duke…

Agustin Selimi dhe Pëllumb Lekaj janë dy persona që janë duke u hetuar nga SPAK për krime elektorale. Ata u vunë në rrjetën e policisë dhe Prokurorisë pas tentativës për të trafikuar drejt Greqisë 10 kilogramë kanabis në datën 29 prill.

Ishin përgjimet për 2 trafikantë droge që kanë zbardhur tentativat për shit-blerje të votës. Agustin Selimi dhe Pëllumb Lekaj  iu dërguan Prokurorisë së Posaçme dhe pritet që Gjykata të jap një masë të dytë sigurimi për korrupsion në zgjedhje, ndërsa hetimet për drogën vazhdojnë në Prokurorinë e Kryeqytetit.

Nga të dhënat, mësohet se këta persona, blenin vota duke premtuar larje të borxheve të energjisë elektrike, duke premtuar naftë dhe ndere të tjera, kryesisht në qytetin e Shkodrës. Prokuroria në dërgimin e dosjes për kompetencë në SPAK, thotë se këta persona duket se bënim çmos për të siguruar vota.

Ishin hetimet e finalizuara nga Prokuroria e Tiranës të datës 29 prill, 4 ditë pas zgjedhjeve, që zbuluan se këta persona ishin aktiv në sigurimin e votave.

Sipas burimeve që Fax News ka siguruar nga kjo dosje mësohet se nga përgjimet, këta persona flisnin me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë për të siguruar vota për subjekte të caktuara dhe diskutojnë se kush paguan më shumë.

Dy shtetasit e lartëpërmendur sot pritej që të dilnin përpra gjykatës së posaçme për tu nnohur me akuzat e ngritura ndaj tyre, por gjykata e shtyu kete seance pasi mungoi prokurori dhe njëri nga avokatët e të pandehurve. Seanca e rradhës u caktua të zhvillohet ne daten 22 qershor ora 8:30.

/Faxweb.al)

SHKARKO APP