”SPAK po luan politikisht”, Boçi: Për një kallëzim të ngjashëm, Ervin Salianji kër*ënohet me burg?

SPAK vijon që të jetë tema e emisioneve televizive. Nënkryetari i PD së Rithemelimit, Luçiano Boçi duke komentuar qëndrimin e SPAK për çështjen Gazment Bardhi-Olsi Rama, thotë se kemi dy standarde, në rastin kur do të godasë eksponentë të PD-së.

Boçi: SPAK po luan politikisht. Është e çuditshme që bën deklarata të tilla. Kur çështjet kanë rëndësi të madhe, është detyrë e kryeministrit të jap sqarime. Kemi dy standarde, në rastin kur do të godasë eksponentë të PD-së..

Rakipllari: I bie që e ka kursyer Gaz Bardhin, kjo është logjika që thua ti. Salianji nuk ka bërë kallëzim të rremë, por po goditet, Gaz Bardhi po kursehet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Boçi: Rruga ligjore e duhur nga Gaz Bardhi është të inicionjë dokumenta dhe fakte. Kallëzimi ekziston nga autoritetet e tjera. Jemi në persekutim politik. Pra kemi dy standarde, kur s’duan thonë prit se nuk ka kallëzim këtu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?