SPAK pushon hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës
SPAK pushon hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Bëhet me dije se nuk ka fakte që të vërtetojnë veprën penale. Hetimet janë pushuar dy javë më parë, por pritet që për to të vendosë gjykata. SPAK nisi hetimin ndaj Kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, pas publikimit të një videoje në ekranet televizive, ku u pretendua se ai ishte duke konsumuar drogë. Alla pretendoi se video është montazh. Në video shfaqej një person që konsumonte lëndë narkotike kokainë.