SPAK shkel Kushtetutën! Pasaporta e Berishës “sekuestrohet” veç me autorizim nga…

Dërgimi i Sali Berishës para drejtësië, është një lajm i fortë, por vendimi i SPAK-ut dhe GJKKO-së për marrjen e masave shtrënguese, duket se ka shkelur Kushtetutën e vendit. ”Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit”,-thuhet në Kushtetutë.

Në vendimin e marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka parashikohet se Sali Berisha duket të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore si masë shtrënguese detyrim paraqitje, dhe krahas kësaj, Berisha nuk lejohet që të dalë jashtë vendit. “Unë do të takoj elektoratin që sot ndihen më Sali Berisha se kurrë”,-tha ish-kryeministri gjatë konferencës për mediat.

Pikërisht ndalesa për të dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë është pika në të cilën SPAK dhe GJKKO kanë kaluar kompetencat duke marrë një vendim pa lejen e parlamentit. Pyetja është nëse kufizimi i lëvizjes jashtë vendit mundtë cilësohet si cënim i lirisë ndaj deputetit.

Edhe këtu, Kushtetuta jep përgjigje: ”Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit”. Referuar këtyre garancive kushtetuese, Berisha refuzoi t’i takonte përfaqësuesit e organeve ligjzbatuese që i trokitën në zyrë mbrëmjen e të shtunës. Në një kohë që flitet për drejtësi të re, dhe të pastër, përse SPAK e GJKKO shkelën ligjin në rastin e Sali Berishës?

SHKARKO APP