SPAK të hetojë Kryemadhin, deputetja Bushka: Se dua në emër të PS, por si qytetare

Deputetja e PS-së, Klodilda Bushka sqaroi në “Top Story” deklaratën e saj për të zbardhur dokumentet e publikuara për implikimin e ish-kryetares së LSI-së dhe deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi me rusët. Ajo u shpreh se këtë gjë nuk e ka kërkuar si deputetet e PS-së, por si një qytetare e cila kërkon zbardhjen e një çështjeje.

“Sot unë kam dalë në një deklaratë për të kërkuar dy gjëra. Që vetë zonja Kryemadhi të dalë t’i sqarojë dhe drejtësia të vijojë hetimet e saj. Disa dokumenta shumë të rëndësishme e të guximshme që Top Channel arriti t’i nxjerrë.

PS nuk mund të bëjë as rolin e prokurorit dhe as të gjyqtarit. Në 2017-tën nuk kemi qenë sëbashku në të njëjtën llogore me zonjën. Kjo është një çështje e cila mendoj që po të ishte kaq e thjeshtë për tu hapur do të ishte nxjerrë nga organet e drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po flasim për ndërhyrje të errëta të financimeve ruse. Po të kishte qenë kaq e lehtë për PS-në ne do t’i kishim denoncuar. Do i kishim dërguar organeve të drejtësisë ta zbardhin”,-tha deputetja e PS-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?