SPAK tek Veliaj, Berisha: Operacioni i sotëm i diktuar nga revolta popullore

Lëvizja nga SPAK ndaj familjarëve të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, sipas Sali Berishës, ishte i diktuar nga revolta popullore. Për të protesta e qytetarëve të Tiranës ka qenë e bazuar në fakte dhe dokumente që provonin se Veliaj kishte mashtruar publikisht duke dërguar shkresa në qeveri, në emër të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku merrte përsipër pagesën për djegësin e Tiranës. Ai akuzoi edhe kreun e SPAK, Altin Dumani se është në konflikt interesi me Erion Veliajn.

“Qytetarët e Tiranës kanë mbi 1 vit që protestojnë para hajdutit më të madh të bashkisë së Tiranës, zyrave të tij, Erion Veliajt. Kjo protestë ka qenë e bazuar në faktin se dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, provonin se Erion Veliaj kishte mashtruar publikisht duke dërguar shkresa në qeveri, në emër të Këshillit Bashkia të Tiranës, të pambledhur asnjëherë për atë çështje dhe në emër të Këshillit të Qarkut të Tiranës, të pambledhur asnjëherë për atë çështje, ku merrte përsipër pagesën për djegësin e Tiranës.

Sipas tij, për këtë akt kriminal të Veliajt, lëshon urdhër-arresti për Arben Ahmetaj, i cili sipas Berishës e kishte kundërshtuar 5 herë kërkesën e Erion Veliajt. “Por kokën e Arben Ahmetajt e kërkonte në tepsi Linda Rama, dhe Edi Rama dhe urdhri u zbatua. Kjo është e vërteta. Unë kam qenë kritik për Arben Ahmetaj, por nuk mund të pranoj kurrë, që një njeri që e ka kundërshtuar 5 herë koncesionin e djegësit të Tiranës, të arrestohet dhe ai që ka mashtruar 5 herë të vazhdojë të kryejë detyrën. Por, Erion Veliaj i kishte kolegë ata, ishte imun si ndaj Arben Krajës, që nga një anë kishte mbesën, në anën tjetër nipin, të dy në zyrat e bashkisë dhe pas dy vitesh hetim, u kujtua të jepte dorëheqjen nga çështja, se ishte në konflikt interesi. E kuptoni ju apo jo”.

SHKARKO APP