SPAK thërret gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, por nuk arreston drejtuesit e Rilindjes për skandalin
Prokuroria e Posaçmë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur gazetarët e njohur Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, drejtues të portalit Lapsi.al, lidhur me hetimin për të dhënat e 920 mijë votuesve që përdoreshin nga Partia Socialiste.
SPAK ka kërkuar bllokimin e serverit të Lapsi.al për një periudhë disamujore, me qëllim hetimin e dokumenteve dhe publikimet që janë bërë nga gazetarët për dosjen e të dhënave që përdorte Partia Socialiste për të ndikuar të votuesit.
Mënyra sesi po kryen hetimin SPAK dhe prokurorët duket si një tallje me skandalin më të madh që është publikuar për një parti politike. Ky mbetet skandal që do të rrëzonte çdo kryeministër. Por duket se po luhet të shpëtohet Rama dhe të merren me median që e publikoi.
Lapsi.al botoi, duke respektuar kriteret e gazetarisë, lajmin se në zyrat e PS ekziston një bazë të dhënash, ku gjithë qytetarët e Tiranës rezultojnë të përgjuar nga strukturat e PS. Këto të dhëna mund të jenë marrë nga PS nga disa institucione: E-Albania, Drejtoria e Gjendjes Civile, Drejtoria e Tatimeve, etj.
Pra shkelja nuk është e medias që publikoi lajmin, por e Partisë Socialiste që ka vjedhur të dhënat nga institucionet shtetërore. SPAK duhet të kishte nisur hetimet jo nëse ekziston apo jo bazë e tillë të dhënash, sepse ajo dihet, por kush ia ka dhënë informacionet personale të qytetarëve, Partisë Socialiste. SPAK duhet të hetonte PS dhe jo mediat për “nxjerrje të të dhënave vetjake”.
Hetimi dhe sekuestrimi duhet të kishte nisur në zyrat e PS, në zyrat e qeverisë dhe shtabeve elektorale të partisë në pushtet. Vjedhja e të dhënave nga institucionet shtetërore është bërë me urdhër politik dhe këtë duhet të zbulojë SPAK.
Faktin që kanë mbledhur të dhëna si PS e tha edhe ministrja e shtetit Elisa Spiropali te emisioni Top Talk. Ajo tha se kemi të dhëna të tilla por nuk kemi shkelje ligjore. Pse nuk e therret ministren, SPAK-u, pasi TOP CHANNEL e ka të regjistruar pohimin e saj. Pas Elisa Spiropalit SPAK-u do të dalë te Kryeministri.
Hetimi ndaj gazetarëve është presion ndaj medias dhe tentativë të për mbyllur skandalin.
NË FOTO/Dokumenti i SPAK për gazetarët dhe drejtuesit e Lapsi.al

KOHA JONË SONDAZH

