SPAK-u/Hoxha: Hajnaj refuzon të jetë shtojcë, me Krajën është debat për kompetenca
SPAK-u është tema më e diskutuar politike në vend. Për sulmet, gazetarja Anila Hoxha thot se kryetarja e BKH-së, Aida Hajnaj refuzon të jetë shtojcë e SPAK, kurse debati i KLP me kreun e SPAK Arben Kraja është debat për kompetenca.
“Pyetja e anëtarit të KLP ishte shumë e fortë. Ai tha se të gjitha operacionet përfundojnë si shpërdorime detyre. Arben Kraja përdori diplomacinë në përgjigjen e tij.
Është një sherr për ligjin për kompetencat, Kraja thotë se ju jeni pjesë e SPAK dhe duhet të qëndroni nën ombrellën tonë, SPAK pret të përfundojë hetimin edhe për rreth 30 hetues të BKH, por kjo është një marrëdhënie që kanë ndërhyrë edhe ndërkombëtarët”, tha Hoxha në ”TCH”.