SPAK-u i komunikon zyrtarisht akuzën Malltezit

SPAK-u i ka komunikuar këtë të mërkurë zyrtarisht akuzën dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. SPAK-u i komunikoi Malltezit akuzat “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”. Pas daljes nga SPAK, vetë Malltezi tha se akuzat ndaj tij dhe Berishës janë gënjeshtra të trasha. Malltezi tha për mediat para se të hynte në Prokurorinë e Posaçme se nuk ka asnjë provë, dëshmi apo dokument që të tregojë se Sali Berisha ka ndikuar te ndonjëri që të mos zbatojë ligjin.

”Nuk ka asnjë ligj, asnjë VKM nominativë gjatë gjithë kohës së qeverisjes së PD por janë për të gjithë popullsinë. Zhvillimi i pronës private është kryer nga tre pinjollë, trashëgimtarë të familjeve private siç kanë rënë dakord konform ligjit, duke mos nxjerrë asnjë nga 41 familjet informale që ishin në ato shkatërrime.

Asnjë nga këto tre partnerë që kemi qenë nuk ka përfituar asnjë cent nga qeverisja e PD. I vetmi dëm në financat e shtetit ka ardhur nga Edi Rama, që ka shpërdoruar detyrën duke sjellë dëm ekonomik mbi 320 mijë euro, të cilin SPAK e kori si vendim gjykate por refuzon ta bëjë pjesë të çështjes dhe të pyesë Edi Ramën. SPAK ka krijuar piramidë mashtrimi, ka fshehur dhe gënjyer me dokumente zyrtare”, tha Malltezi.

SHKARKO APP