SPAK-u në 2024, Baçi: Guxoi dhe preku. Silva Caka: Institucion i statistikave penale

Në këtë vit SPAK ka pasur një rol kryesor, veçanërisht përsa i takon arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta, arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndjekjes penale ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion, apo hetimeve për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Analisti Agim Baçi duke komentuar punën e SPAK tha se ajo që ka prekur Prokuroria Speciale nuk ka qenë e lehtë, duke pasur parasysh arrogancën e pushtetit në raport me shkeljet ligjore. “Dy herë kreu i SPAK, Altin Dumani, ka pohuar se kanë rënë denoncimet e administratës publike lidhur me korrupsionin. Pra ka zbuluar se janë fenomene që nuk mund të zbulohen lehtësisht. SPAK ka guxuar dhe prekur”, tha Baçi.

Silva Caka nga PL-ja tha se “SPAK duket se është kthyer në një institucion të statistikave penale, pa kryer hetime, për shumë prej tyre, duke copësuar dhe fragmentarizuar çështje mjaft të rëndësishme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prova më e madhe e SPAK është ajo e inceneratorëve. Që nga momenti që inceneratorët trajtohen si një gjë e fragmentarizuar, SPAK ka humbur kredibilitetin e vet”, tha Caka. Sipas saj, në Shqipëri vijon të ketë një korrupsion mjaft të lartë. “Nuk shoh se kemi përmirësime as në fushën e krimit të organizuar, kemi krimin e organizuar të shtrirë në terren, ka marrë revansh”, tha Caka në ”News 24”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?