SPAK-u nxjerr prangat, kush e ka radhën?
Arrestimet e fundit të zyrtarëve të lartë me urdhër të SPAK-ut, kanë trazuar politikën dhe kanë shtruar pyetjen se kush e ka rradhën. Fatos Tushe është i fundit në radhët e gjatë të njerëzve të besuar të Edi Ramës që përballen me drejtësinë, të cilët në momentin vendimtar, janë braktisur nga kryeministri që rregullisht shkarkon çdo përgjegjësi. Kurse PD-ja thotë se Tushe është peshk i vogël. Publicisti Ilir Demali nuk beson te puna e SPAK, pasi për të Fatos Tushe nuk është një peshk i madh, por është një mizë në menderen e buallit të korrupsionit shtetëror gjatë 30 viteve.