SPAK-u, sot u bënë 14 aplikime. KLP shtyn afatin dhe me 2 javë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë shtyn me disa ditë afatin e pranimit të aplikimeve për SPAK deri më 21 shkurt.
Vendimi është marrë me 10 vota pro ndërsa kundër ka votuar vetëm nënkryetari i KLP, Alfred Balla.
Edhe dy kandidate- Ndërkohë sot iu shtuan edhe dy kandidate listës së konkurrentëve për tu bërë pjesë e SPAK.
Së fundmi ka aplikuar prokurorja Dorina Bejko dhe prokurorja e Shkodrës, Vate Staka.
Gara për SPAK u hap nga KLP më 7 janar dhe deri tani, bashkë me Bejkon, kanë aplikuar 14 kandidatë.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit do ketë në trupën e saj 15 anëtarë.
KLP i bën thirrje prokuroreve të shfrytëzojnë këtë afat dy javor për të paraqitur aplikimin e tyre.
Lista e Prokurorëve që kanë aplikuar për SPAK
Vate Staka
Dorina Bejko
Besim Hajdarmataj
Behar Dibra
Arben Kraja
Vladimir Mara
Dritan Prençi
Klodian Braho
Besnik Muçi
Anton Martini
Eneid Nakuçi
Edvin Kondili
Eugen Beci
Dolorez Musabelliu
KOHA JONË SONDAZH

