SPAK zbardh krimin, vëllezërit Çopja vranë djalin e hallës së Endrit Alibej i ekzekutuar për pazare droge

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur të plotë operacionin e kryer dje me 30 urdhërarreste, që u shtri në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. SPAK-u ka zbardhur aktivitetin e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja në Elbasan.

Sipas SPAK, nga hetimet është faktuar një vrasje me armë zjarri që ka ndodhur në vitin 2019 në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, ku viktimë e këtij atentati mbeti Andi Zylyfi, 26-vjeç. Ndërkohë nga të shtënat me breshëri, mbeti i plagosur rëndë edhe Ardit Uruçi, 23-vjeç, banues në fshatin Përparim.

Andi Zylyfi ka lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit. Më 29 dhjetor të 2018 në atentat humbën jetën Endrit Alibej 34-vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk Erdal Duranay. Andi Zylyfi ishte, djali i hallës së Endri Alibej, ku ky i fundit u ekzekutua për pazare droge.

SHKARKO APP