SPAK “zbardhi” vrasjen e biznesmenit, Dogjani: Vështirë të ketë pasur prova pas 15 vitesh

Ish-drejtuesi i Policisë, Asllan Dogjani në “Radari Informativ” në “ABC” u ndal edhe tek ekzekutimi i biznesmenit Vajdin Lamaj në vitin 2005, ngjarje e cila u zbardh këtë martë.

SPAK, për vrasjen e biznesmenit, akuzoi Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerin me bashkëpunim të bandës së Durrësit.

Ndërkohë, Dogjani tha se për zbardhjen e kësaj ngjarjeje mund të ketë pasur ndonjë person në pozicionin e të penduarit, pasi sipas tij pas 15 viteve është vështirë të gjenden prova.

“Këto lloj ngjarjesh mund të kenë ndonjë person në pozicionin e të penduarit sepse të ketë prova pas 15 vitesh është shumë e vështirë. Përgëzoj çdo punë të mirë që godet krimin. Këto janë çështje komplekse. Nga praktika ime ka pasur raste që politika ka ndërhyrë në çështje. Kur kam qenë drejtues si Policisë së Fierit, nuk e konceptoja që një politikan mund të jetë i lidhur me një kriminel. Dhe kur u nisëm në një rast, për të kapur  një person që kishte njohje, u nisëm me 50 makina dhe operacioni dështoi.”, tha më tej Dogjani.

Klodian Rasha u vra nga polici, Dogjani: Vrasje shteterore, doreheqja deri te ministri i Brendshem

SHKARKO APP