Spartak Braho i kthehet ministres Gjonaj dhe propozon: Amnistoni shpifjen, nxirrini të gjitha gratë nga burgu

Projektligji për ‘Dhënie amnistie’ që po shqyrtohet në Komisionin Parlamentar të Sigurisë ka përballur jo vetëm 2 krahët e deputetëve por dhe ata brenda mazhorancës.

Deputeti socialist Spartak Braho duke iu drejtuar ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj është shprehur se ndan mendime të ndryshme për këtë pr/ligj.

Kjo nuk është amnisti është falje, drafti juaj është i njëjtë me atë të 2016“, iu drejtua Braho ministres Gjonaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, ndërsa në një tjetër komision parlamentar po shqyrtohet dekreti i Presidentit Meta për shqyrtimet e ‘Paketës Antishpifje’, Braho nuk ka lënë pa ngacmuar anëtaren e kabinetit Rama duke e pyetur:

Swiss Digital Mobile Reklama

Pse nuk amnistoni shpifjen, fyerjen? Jeni treguar selektiv, kjo amnisti vetëm humanizëm nuk ka.

Gjithashtu Braho ka hedhur dhe propozimin sfidues për mazhorancën në të cilën bën pjesë:

“Të gjitha gratë të dalin nga burgu, kur gruaja vret e bën nga halli”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?