Spartak Braho: Shumë nga deputetët përdorin drogë

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Posaçëm parlamentar për Dekriminalizimin, deputeti Spartak Braho duke iu kundërpërgjigur edhe deklaratave të kryedemokratit Basha në lidhje me testin e drogës që duhet të bëjë kryeministri Rama, tha se shumë prej deputetëve dhe politikanëve janë përdorues droge.

Sipas Brahos, ligji “Për Dekriminalizimin e parlamentit” ka nevojë të forcohet edhe më tej pasi ai nuk është shumë i fortë.

“Felaj, të na sillet këtu projektligji. Ligji duhet forcuar. Ka shumë nga ju dhe nga ne që e kanë përdorur drogën. Testi i drogës është kot, ka shumë që përdorin drogë”, – deklaroi Spartak Braho.

SHKARKO APP