Spartak Braho takon Ismail Morinën

 

Kryetari i Komisionit të Sigurisë dhe deputetet i LSI, Spartak Braho është takuar sot me Ismail (Ballist) Morinën.

Burime konfidenciale thanë për “Koha Jonë” se deputeti është takuar me Morinën në ambientet e burgut dhe ka ndarë me të gëzimin për fitoren e kombëtares shqiptare në Armeni, çka solli dhe kualifikimin e saj për në kampionatin europian.

Ismail Morina është personi që ngriti donin në ndeshjen me Serbinë, në Beograd gjatë tetorit të vitit të kaluar. Ai u arrestua një javë më parë nga policia për armëmbajtje pa leje. Morina rrezikon deri në 7 vjet burg. Ndërkohë që ka deklaruar se armën e mbante për vetëmbrojtje pas kërcënimeve që i janë bërë nga ekstremistët serb. 

SHKARKO APP