Spartak Dobi: Nëna mos të përfshijë djalin, ne nuk jemi në gjendje të vështirë ekonomike
Spartak Dobi, bashkëshorti i Rozetës, shprehet se do të shesë shtëpinë për të nxjerrë të birin nga burgu. Ai pranon se familja e tij nuk ka qenë ndonjëherë në gjendje të vështirë ekonomike dhe shton se ka dhe një banesë në zonën e Pazarit të Ri në kryeqytet, të cilën e jep me qera prej 1 mijë euro në muaj.
I përndjekur politik dhe i burgosur për 17 vite ai thekson edhe se nuk ka qenë në dijeni të vjedhjeve nga ana e bashkëshortes së tij dhe se mohon kategorikisht përfshirjen e të birit në krim.
“Ajo merrte 800 mijë në muaj, punonte në 2 vende pune. Nuk e di si “iu ka prish radakja”, por do të dalë. Unë kam hall tani, të shpëtoj djalin. Ajo nuk e pranon, thotë “jemi një grup”. Pse? Djali deklaron që nuk ka vjedh gjë djali, ti pse nuk tregon drejt? Pse nuk e merr vetë përsipër? Ta shpëtosh djalin? Sepse për atë më vjen keq, e kam rritur me kothere buke”, thotë ai.
KOHA JONË SONDAZH

