Spartak Ngjela: Edhe ne si Greqia mund të përfundojmë

Spartak Ngjela thotë se kriza që ka kapur Greqinë, mund të përsëritet edhe në Shqipëri.

Kjo, pasi sipas tij, Shqipëria është një vend që nuk ka prodhim industrial.

“Greqia është kapur nga krizë e socializmit, e kapitalit dhe shtetit. Kriza e socializmit është për shkak të shpenzimeve për arsye sociale që bën tendenca socialiste atje. Kriza e kapitalit, që është në treg, është për shkak se mungon prodhimi industrial. Dhe e treta është kriza e shtetit, që konsiston te evazioni fiskal dhe korrupsioni. Nëse do të ishte njëra nga këto, kriza do të ishte më e lehtë, të treja bashkë të mbysin”, ka deklaruar Ngjela në emisionin e Ylli Rakipit.

‘Edhe kriza jonë këtu do të konsistojë, se ne me gjithë paratë që kaluan këtu, nuk arritëm të krijojmë prodhim. Edhe ne këtu do të shkojmë, se nuk kemi prodhim industrial”, ka thënë gjithashtu Ngjela. 

SHKARKO APP