Spartak Ngjela: Fol, zoti Lu !

 

Nuk ndalon avokat Ngjela. Avokat Spartak Ngjela në një reagim të fundit në faqen e tij në Facebook, i kërkon ambasadorit amerikan të flasë me emra për të korruptuarit në politikën shqiptare. Sipas tij pa identifikimin e korrupsionit gjithcka mbetet abstraksion.

“Edhe pse kjo gjendje është e denoncuar ndërkombetarisht; veshët e abuzimit që kanë pushtetin bëjnë sikur dëgjojnë, dhe bëjnë sikur veprojnë.Por ajo që na jep akoma shpresë është “vullneti politik amerikan”, që vjen e shfaqet në Shqipëri nëpërmjet Ambasadorit Amerikan në Tiranëm, Donald Lu. Ai i ka thënë të gjitha dhe shqiptarët i kanë dëgjuar nga goja e tij shqip. Por, siç duket, kjo nuk mjafton”, shkruan Ngjela.

Duke vijuar më tej avokati i drejtohet ambasadorit amerikan me fjalët:

“Varfëria shqiptare është “vepër” e korrupsionit abuziv të pushtetarëve shqiptarë, në njëzetë vjetët e fundit. Koha ka ardhur që vetë shqiptarët ta marrin në dorë këtë situatë: ata duan emrat, që të kenë targetin e luftës së tyre racionale; sepse, pa emra, gjithçka do mbetet gjithmonë një abstraksion, ashtu siç ka qënë deri më sot. Dhe syte e shpresës të shqiptarëve për këtë shpëtim nga një kurth i madh historik, janë drejtuar nga ju, Zoti Ambasador”.

SHKARKO APP