Spartak Ngjela: Kallzimi i rremë si shpifje nuk duhet të lejohet që të bëhet fenomen në politikën shqiptare

Nga Spartak Ngjela

 

I.

Duhet të theksojmë se shpifja ka qenë dhe është motivi kryesor i politikës opozitare në Parlamentin e Shqipërisë. Madje edhe i maxhorancës, sepse kuptohet se këta politikanë vijnë nga jetët e tyre të pamoralshme që kanë bërë në ecurinë e jetës politike, që nga viti 1992 e deri në ditët e sotme.
Por shpifja këto kohet e fundit ka kaluar në një stad edhe me kriminal: ajo silur ja hyrl në një fenomen akuzator me kallëzim të rremë në prokurori, si akuzë penale kundër opozitarit politik.
Na duhet të theksojmë ndërkaq se shpifja ndaj personalitetit të kundërshtarit politik në ecurinë e politikës shqiqtare ka qenë arma kryesore e partisë komuniste në Shqipëri, gjatë kohës mbi 40 vjeçare të sundimit të saj.
Por kjo u pa se, edhe pas përmbysjes së Partisë së Punës dhe komunizmit në Shqipëri, metoda e shpifjes ndaj kundërshtarit politik ka qenë thuajse e njëjta, por ndryshimi tani ishte se karakteri i shpifjes në politikën e pasviteve 90′ të shekullit që kaloi, nuk u shoqërua edhe me dënimin me burg nga një gjykatë, sikurse bëhej gjatë regjimit komunist. Por tani, po shihet se ky trend goditës me akuzë, ka filluar të funksionojë edhe në sistemin gjyqësor aktual.
II.
Por, ngase i ka ardhur politikës shqiptare motivi banal i shpifjes ndaj kundërshtarit politik?
Duhet theksuar me forcë se edhe një prapambetje morale e shoqërisë shqiptare ka qenë ndihmuese në krijimin e shpifjes ndaj kundërshtarit në politikën shqiptare.
Por, na duhet të theksojmë se në kohën e monarkisë ky amoralitet i shpifjes për kundërshtarin politik, nuk ka ekzistuar.
Na duhet të theksojmë gjithashtu që shpifja e këtij lloji morali të gënjeshtërt kundër kundërshtarit politik, në politikën shqiptare, është futur në sistem nga politika antipersonalitet e Partisë së Punës, sepse ajo e përdori shpifjen me pasion kriminal në mbi 40 vite rresht, duke qenë në pushtet politik..
Enver Hoxha sigurisht që, në historinë e Shqipërisë, do të cilësohet si autori kryesor i shpifjes kundër dinjitetit moral të kundërshtarit politik. Dhe kjo do të qëndrojë gjatë si një njollë e zezë në historinë e politikës shqiptare, për periudhën 1945 – 1991.
III.
Është një normë analitike e njohur tani se, në një shoqëri ku ligji nuk është i barabartë për të gjithë njëlloj, krimi bëhet akti kryesor i mbajtjes së pushtetit diktatorial. Dhe një i tillë ka qenë regjimi komunist në Shqipëri.
Sot ne nuk kemi pse të zgjatemi në këtë çështje, sepse goditja morale e këtij fakti është bërë e qartë në historinë e shkruar të Shqipërisë në shkollë e kudo, me analiza të shumta në mbi 30 vite rresht.
Por ajo që na bëri të ndalojmë ishte fakti që tani në prokurorinë shqiptare po ndihet si aktuale akuza kallëzimit të rremë për kundërshtarin politik.
Dhe kjo, po të vijojë kështu, shpejt do ta frenojë motivin e kallzimit të rrremë në një debat politik.
Por gjithashtu duhet të theksojmë se ky devijim moral që vjen me kallëzimin e rremë për kundërshtarin politik, ka gjasë të ketë ardhur nga karakteri i rrezikshëm që mban me vete korrupsioni shtetëror.
Gjithsesi na duhetvtë theksojmë gjithashtu, se lufta penale që ka nisur në Shqipëri kundër korrupsionit shtetëror do të sjellë me vete edhe përmirësim në të gjithë karakterin moral që po kërkohet të vendoset në administratën e lartë shtetërore.
Përfundumisht na duhet të theksojnë se prandaj lufta kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri është një nevojë e domosdoshme për të eliminuar përfundimisht krimin shtetëror si abuzim me të ardhurat dhe pronat shtetërore, dhe për krijimin e një klime ligjore të fortë kundër abuzimit me pushtetin politik.
Të shohim se si do të ecë më tej ky proces antikirrupsion kur sot janë të akuzuar dhe të arrestuar një ish kryeministër, një ish zëvendëskryeministër, disa ministra dhe disa ish kryetarë bashkish të qyteteve kryesorë në Shqipëri.
Sot, na duhet të themi se SPAK është shpresa direkte e goditjes së krimit shtetëror në Shqipëri, dhe që dihet botërisht se SPAK po drejtohet nga një ekspertizë juridike ndërkombëtare
Të presim rezultatin pozitiv dhe ta shohim me vëmendje këtë luftë antikorrupsion në Shqipëri, sepse kjo është shpresë historike në zhvillimin modern të shoqërisë shqiprare.

SHKARKO APP