Spartak Ngjela: Vijon “kriza” e procesit të votimit, Saliu nuk pranon të japë dorëheqjen
Nga Spartak Ngjela
Rinumërimi i votave për zgjedhjet e majit 2025 është praktikë e Saliut, sepse ai mendon që, duke futur duart te numërimin e fletëve të votimit, mund të bllokojë rezultatin; ose, ose po kërkon të qetësojë veten me arsyen e manipulimit të zgjedhjeve nga Partia Socialiste, që ai të mos japë dorëheqjen nga kryetar i Partisë Demokratike. Por a do ta respektojë ndonjëherë Saliu statutin?
Për ndërtimin e tij psikik që ai ka; nuk e bën dot, sepse statuti i Partisë Demokratike, e ka normë taksative që, kryetari i cili humbet zgjedhjet, duhet të japë dorëheqjen si kryetar partie. Dhe Saliu që nuk e përfill këtë normë vijon me një fantazi fëminore dhe po flet për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare pa prova.
Dhe gjatë rinumërimit dhe tani Saliu flet përditë duke sjellë shëmbuj abstrakt të një manipulimi zgjedhur fals dhe pa asnjë forcë provuese.
E dini pse? Sepse Saliu nuk pranon të japë dorëheqjen. Po kush e ka në favor këtë sjellje qesharake të Saliut? Sigurisht që këtë e ka në favor brilant Edi Rama; sepse e di që me Saliun përballë, Partia Socialiste i fiton zgjedhjet vijimisht.
Ja kjo është gjendja e Partisë Demokratike që po dallohet se krerët e saj janë të nënshtruar. Kurse Rama gëzon jëlloj si në dhjetë vite rresht, me absurdin e Saliut që nuk do të japë dorëheqjen, për të respektuar statutin e Partisë Demokratike. Dhe koha kështu do të ecë; derisa Partia Demokratike të çlirohet nga një pushtim dëmprurës që po i vjen nga Sali Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

