Speciale/ Armët “bisha” e të frikshme që po përdor Rusia në pushtimin e Ukrainës (FOTO)

Prej katër ditësh, Ukraina po përjeton sulmin më të madh që ka parë në dekada, por qndrimi i fortë e bën shtetoin të pathyeshëm. Agresioni rus është rritur frikshëm, edhe pse bota po e dënon me sanksione dhe protesta të fuqishme kudo, në çdo vend të botës.

Rusia njihet për fuqinë ushtarke që ka, ndaj dhe analistët kanë ilustruar forcën ruse në bombardimin e Ukrainës. Çfarë armësh po përdor Rusia në sulmin ndaj Ukrainës?

TOS-1, është një nga sistemet më të frikshme të armëve në armaturën konvencionale të Rusisë, një sistem i shumëfishtë i lëshimit të raketave i montuar në shasinë e një tanku T-72.

Raketat termobarike janë të gjendje të shpërbëjnë trupin e njeriut, të shtypin organet si dhe të thithin të gjithë oksigjenin në zonën ku godasin dhe më pas shpërthejnë.

Ndërsa shumë nga sistemet e armëve të përdorura deri më tani gjatë pushtimit rus kanë qenë kryesisht konvencionale, duke përfshirë versionet e tankeve T-72 dhe mjeteve luftarake të blinduara BMP3, helikopterët Mi8 dhe Ka-52.

Anije, avionë dhe nëndetëse janë rreshtuar nga Rusia kundër Kievit dhe gjithashtu kundër qytetit port jugor të Odesa-s.

R.SH/ Koha Jonë/

SHKARKO APP