Spikeri i lajmeve ndërpret edicionin dhe thotë se nuk kanë marrë ende rrogat: Ne jemi qenie njerëzore, duhet të paguhemi
Në internet është publikuar një video në të cilën një prezantues i lajmeve në Zambi e ndërpret leximin e tekstit dhe gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë ankohet para shikuesve se ai dhe kolegët e tij nuk i kanë marrë rrogat.
Prezantuesi Kabinda Kalimina shkaktoi habi gjatë programit të lajmeve në televizionin KBN TV të shtunën në mbrëmje, kur tha se stafi nuk i ka marrë pagat dhe këmbënguli se punëtorët duhet të paguhen.
Ai e nisi programin si zakonisht, duke i lexuar titujt kryesorë të lajmeve, kur papritmas u ndal dhe filloi të ankohej në transmetim të drejtpërdrejtë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Duke folur para kamerës, ai tha: “Larg nga lajmet, zonja dhe zotërinj, ne jemi qenie njerëzore. Ne duhet të paguhemi. Fatkeqësisht, ne në KBN nuk jemi paguar. Sharoni dhe askush tjetër nuk janë paguar, përfshirë dhe mua. Ne duhet të paguhemi.”