Spiropali: Asnjë huligan nuk pengon punën e PS

Koordinatorja e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali e pranishme në Kavajë, ka deklaruar pas betimit të kryebashkiakut të Ri, Redjan Krali se askush nuk do të mund të pengojë punën e PS dhe të kryetarëve të rinj. Sipas Spiroplait puna në Kavajë do të nisi ditën e nesërme.

“Do nisim punën që nesër. Nuk i pengon dot asnjë huligan dhe asnjë çetë. Organet ligjëzbatuese të bëjnë punën e tyre” ka deklaruar Spiropali.

Kujtojmë se kryebashkiaku Krali ende nuk ka hyrë në bashki, pasi para kësaj godine janë grumbulluar militantët e PD dhe kanë penguar procesin e kalimit të institucionit në dorëzim të Kralit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?