Spiropali-Bashës: Juve i keni shpëtuar kësaj drejtësie me procedurë pa u hetuar

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj në seancën plenare në Kuvend, akuzoi Lulzim Bashën duke thënë se i ka shpëtuar kësaj drejtësie me procedurë pa u hetuar.

”Që nga viti 2013 e deri më sot Shqipëria ka vijuar të përmbushë të gjitha kushtet edhe për Konferencën e Parë Ndërqeveritare duke filluar nga reforma në drejtësi.

Juve i keni shpëtuar kësaj drejtësie me procedurë pa u hetuar. Mirë është të shkoni të jepni llogari pa procedurë pastaj të vini të flisni për korrupsionin.

Funksionarë të lartë të mos i shpëtojnë. Lideri i opozitës sado të jetë në hall për arsye të tij të dalë dhe të thotë që Shqipëria nuk meriton të jetë në BE, këtë nuk e bën askush as në Zambia as në Gana”, tha ajo.

SHKARKO APP