Spiropali-Berishës: Ndjeva keqardhje për sulmin, por ke qenë shkak i varreve të hapura
Akuzave nga Sali Berisha edhe në sallën e Kuvendit, se pas sulmit të 6 dhjetorit qëndron kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Teksa shprehu keqardhjen për sulmin ndaj Berishës, Spiropali nuk hezitoi t’i përmendë se sipas saj është kreu i PD-së politikani që ka frymëzuar dhunë më shumë se kushdo.
“Ndjeva keqardhje për ju zoti Berisha. Por je politikani që më shumë se kushdo ka frymëzuar dhunë. E dëshmuar dhe sot në këtë foltore. Dhe kanë përmendur dhunën si mjet për të arritur dhunën tuaj.
Forca ime politike dhe unë si pjesë e saj jemi kundër dhunës. Nuk bëjmë asnjë dallim me grushtin që godet kundërshtarin apo grushtin dhe plumbat ndaj nesh. Berisha nga kjo foltore ushtoi dhunë.
Ne besojmë se vota është ndëshkuesi politik dhe drejtësia që dënon ata. Berisha, ktheje kokën pas, zhytu në kujtesë dhe mundohu njëherë të thuash të vërtetën. Jo me mua, por me të gjithë ata që të dëgjojnë. Kujtohu çfarë kë bërë vetë. Unë ndjehem e keqardhur që një agresor u bë shembull i një dhune të shëmtuar. Berisha gënjeu për rrahjen e tij”,-tha Spiropali.