Spiropali: Bujqësia dhe cilësia e ushqimit të popullsisë, prioritet i zhvillimit

Në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit, është zhvilluar Samiti Rajonal Parlamentar, me temë “Rruga drejt sistemeve gjithëpërfshirëse dhe fleksible agro-ushqimore në rajon”. Në Samit kanë marrë pjesë anëtarë të komisioneve parlamentare të bujqësisë dhe ushqimit të vendeve të Europës dhe Azisë Qendrore.

Në nisje të punimeve të Samitit përshëndeti Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila parashtroi se çështjet e zhvillimit të bujqësisë dhe të cilësisë së ushqimit të popullsisë duhet të jenë prioritet për të gjithë vendet.

Duke renditur disa prej përpjekjeve të bëra për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, znj. Spiropali përmendi arritjet e shënuara në uljen e fragmentarizimit të tokës bujësore, rritjen e kooperimit në bujqësi, si edhe modernizimin e shërbimeve bujqësore, në ndihmë të fermerëve dhe prodhuesve të sektorit agro-ushqimor.

Spiropali vlerësoi se mbështetja e bujqësisë, sidomos nëpërmjet shtimit të investimeve për fermat dhe fermerët, është jetike për këtë sektor, por edhe për ekonominë e vendit.

Kryetarja Spiropali nënvizoi se vitet e fundit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshime në kuadrin ligjor për mbështetjen e zhvillimit bujqësor e rural, si për titujt e pronësisë, mbrojtjen e tokës, menaxhimin e integruar të burimeve ujore, etj.

“Kemi mbështetur e ratifikuar mjaft marrëveshje të Qeverisë me qeveri e organizata partnere, për mekanizma dhe burime të mbështetjes së zhvillimit bujqësor e rural, menaxhimin e rreziqeve të zhvillimit bujqësor, etj. Vetëm gjatë këtij sesioni kemi miratuar përmirësime ligjore për sektorin e peshkimit, për prodhimin organik, etiketimin dhe kontrollin e produkteve organike dhe për shërbimin veterinar”, u shpreh znj. Spiropali. Në përfundim u ndal tek Skema Kombëtare të Investimeve në Ferma, një program që pritet të zbatohet së shpejti, i cili synon nxitjen dhe mbështetjen e zhvillimit të bujqësisë, por edhe përmirësimin e kushteve të jetesës në zonat rurale”, ka thënë Spiropali.

Nisjen e punimeve të Samitit e përshëndetën Raimund Jehle, Shefi i Seancave Programit Rajonal, FAO; Plenare dhe Martin Chungong, Sekretari i Pergjithshëm i Unionit Ndërparlamentar, të cilët nënvizuan rëndësinë dhe rolin e parlamenteve dhe iniciativave legislative për adresimin e sfidave me të cilat ballafaqohen sistemet agroushqimore jo vetëm në Rajon, por dhe më gjerë.

SHKARKO APP