Spiropali debat me Arion Sulon, gazetari: Unë mendoja se ti e njihje ligjin!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka debatuar në gazetarin Arion Sulo, në emisionin “Real Story”, në News24

Gazetari Sulo e pyeti disa herë ministren se pse e votuan ligjin për betimin e gjyqtarëve, para se të fliste Komisioni i Venecias, teksa vetë PS i ishte drejtuar këtij institucioni.

Në reagimin e saj, ministrja Spiropali i kërkoi gazetarit të mos bëjë zhurmuesin, teksa tha se mazhoranca për gjithçka është konsultuar me të huajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga diskutimet:
Spiropali: Gjithçka është bërë konsultim me të huajt. Ndërkombëtarët nuk duan kapjen e drejtësisë.
Sulo: Pse nuk e pritët Venecian për betimin e gjyqtarëve? Për mua Reforma në Drejtësi është kapur keq. Pse kreu i SPAK u zgjodh nga politika, pse ndryshon ligji për ILD?

Swiss Digital Mobile Reklama

Spiropali: A ka mundësi të mos bësh zhurmuesin?
Sulo: Zhurmuesin po e bën ti. A është e specifikuar që kreu i ILD nuk duhet të ketë mbajtur post politik?
Spiropali: Këtë e dinë institucionet.
Sulo: Unë mendoja se ti e njihje ligjin.
Spiropali: Janë parë me lupë …
Sulo: Unë të bëra pyetje specifike.
Spiropali: Në dijeninë time nuk ka pasur post politik. Ne zhbllokuam Reformën në Drejtësi, sepse është hapur një ngërç për të bllokuar procesin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?