Spiropali dhe Benet Beci takim me Aliun e Kusarin: Hekurudha Durrës-Prishtinë do t’i japë Shkodrës rëndësinë e merituar në rajon

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali bashkë me kreun e bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u takuan me ministrin e Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu dhe deputeten Mimoza Kusari.

Spiropali bëri të ditur se Shqipëria dhe Kosova do të jenë gjithmonë krah njëra-tjetrës për të forcuar bashkëpunimin, në dobi të qytetarëve tanë andej dhe këtej kufirit të Kombit.

“Dëshmi janë projektet e përbashkëta strategjike dhe kombëtare, siç është së fundmi ai i hekurudhës Durrës-Prishtinë që do të lidhë dy krahina të lidhura historikisht, Shkodrën me Gjakovën, dhe do t’i japë Shkodrës rëndësinë e merituar në rajon”, shkruan ministrja në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Mirëpritëm sot në Shkodër Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, z. Liburn Aliu, deputeten Mimoza Kusari dhe delegacionin shoqërues.

Marrëdhëniet mes dy vendeve tona forcohen gjithnjë e më shumë. Dëshmi janë projektet e përbashkëta strategjike dhe kombëtare, siç është së fundmi ai i hekurudhës Durrës-Prishtinë që do të lidhë dy krahina të lidhura historikisht, Shkodrën me Gjakovën, dhe do t’i japë Shkodrës rëndësinë e merituar në rajon.

Shqipëria dhe Kosova, gjithmonë krah njëra-tjetrës për të forcuar bashkëpunimin, në dobi të qytetarëve tanë andej dhe këtej kufirit të Kombit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?