”Spiropali do të ishte ministre e Jashtme”, Berisha: Dalja e një videoje i prishi planet Ramës
Në Kuvend u votuan ministrat e rinj, por nuk pati debat. Tek komentonte ndryshimet në kabinetin Rama, ish-kryeministri Sali Berisha foli për ekzistencën e një videoje, që sipas tij, u bë shkak që Elisa Spiropali të mos emërohej ministre e Jashtme. Berisha thotë se në videon që thuhet se po qarkullon, ministrja e Shtetit për Parlamentin, shihet teksa bën një mbledhje me anëtarë të bandave të Shkodrës.
”Largohet Xhacka, e cila pasi bëri burrin investitor strategjik në shkelje të Kushtetutës, u vërsul e papërmbajtur drejt pronave të ushtrisë. Nuk la pronë pa vjedhur dhe përvetësuar me klanin e saj.
Po zëvendësohet me një diplomat i cili bën një gabim fatal të jetës së tij, pasi ishte zgjidhja e minutës së fundit. I kishte bërë Spiropali përgatitjet. Një video që doli në rastet e fundit, në të cilën ajo bënte mbledhje me Bajrët dhe Pëllumb Gjokën, në një hotel afër qendrës. Kjo detyroi, thonë, Ramën që ta anulojë emërimin e saj”,-tha Berisha.