Spiropali i përgjigjet Berishës: Përdor ngjarjet kriminale për të shtuar kapitalin politik

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali akuzoi nga seanca plenare e kësaj të enjte në Kuvend, Sali Berisha se përdor ngjarjet kriminale në vend, duke akuzuar rivalët politikë për të shtuar kapitalin politik.

“Berisha foli për vrasje politike. Përveç Berishës dhe flamujve të tij që kthehen nga ia do avazi Berishës, askush nuk beson se Edi Rama është vrasës. Nuk akuzoj Berishën se ka vënë tritol në Vaun e Dejës, nuk jam si ai, që për çdo ngjarje kriminale i drejton gishtin rivalëve politikë, pa i dhënë mundësinë organeve ligjzbatuese të zbardhin ngjarjet”, tha ajo.

Po ashtu Spiropali tha se është fakt që tritoli u kthye me kthimin e Berishës në skenën politike. “U kërkoj organeve ligjzbatuese të zbardhin ngjarjen e Vaut të Dejës, për të mos u dhënë mundësi të përdorin ngjarjet kriminale për të shtuar kapitalin e tyre të shterruar politik. Ata duan të përdorin zgjedhjet lokale dhe bashkitë si pengje për të negociuar me ndërkombëtarët që të ulen në tryezë me ta. Këtë nuk jua ka borxh asnjë bashki. Kandidatët me qira të Ilir Metës nuk e marrin dot peng të ardhmen e Shqipërisë”.

SHKARKO APP