Spiropali krah Veliajt: I duhuri, të rinojë Tiranën e plakur nga Basha

Kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, teksa prezanton sot programin për hapësirat e gjelbërta të kryeqytetit, ka në krah Elisa Spiropalin, ish-drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave, por dhe kandidate e PS-së në Këshillin Bashkiak.

Spiropali u shpreh se Erion Veliaj është drejtimi i duhur për të rinuar Tiranën “e plakur në 4 vjet”

“Tirana është plakur shumë në këto 4 vjet, Erion Veliaj është drejtimi i duhur. Do bëjë më të mirën për Tiranën e re,” tha Spiropali.

Nga ana e tij, kandidati i majtë Veliaj u shpreh se ishte moment reflektimi për çfarë i ka ndodhur Tiranës.

 

SHKARKO APP