Spiropali në fushatë me Marinajn në Malësi të Madhe: S’rrimë peng i halleve të Meta-Berisha

Këtë të dielë, drejtuesja politike e PS-së në Qarkun Shkodër, Elisa Spiropali, tha nga Malësia e Madhe se Shqipëria nuk mund të mbetet peng i halleve personale të Ilir Metës dhe Sali Berishës.

“Berisha dhe Meta e duan votën për ta mbajtur peng Shqipërinë për hallet e tyre personale. Epo nuk nuk mund të mbetemi peng i halleve të tyre.

Ne do të vazhdojmë përpara me Tonin dhe me Edi Ramën për ta zhvilluar Malësinë njësoj për të gjithë. Ne nuk e duam Malësinë e Madhe për ta marrë peng por për ta çuar përpara. Kam shumë besim te Tonini sepse punon për Malësinë, punon për malësorët”, tha Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?