Spiropali: Ngushëllime familjes Hoxha, shpirtrat e tyre të prehen në paqe. Shërim të shpejtë kolegut Çela

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, përmes një reagimi në rrjetet sociale i shpreh ngushëllimet familjes Hoxha për humbjen e dy pjesëtarëve të saj, nga aksidenti i ndodhur këtë të premte në Lushnjë. Spiropali po ashtu u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

“Ngushëllime të ndjera familjes Hoxha për humbjen e babait dhe djalit të familjes në ngjarjen e rëndë dhe fatkeqe të Lushnjës. Shpirtrat e tyre të prehen në paqe”, shkruan Spiropali.

“Shërim të shpejtë kolegut dhe mikut tonë, deputetit Bujar Çela, dhe të gjithë të plagosurve! Jemi me ju!”, përfundon Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?