Spiropali: Nuk e shkarkojmë dot Metën tani. I di Ulsiu procedurat
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spriopali tha në emisionin “Real Story” se për momentin PS nuk e shkarkon dot Presidentin.
E pyetur nga Sokol Balla se përse PS nuk voton nesër shkarkimin e kreut të shtetit, Spiropali tha se “nuk e shkarkojmë dot se janë procedurat, ka afate. Ulsi Manja është kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe komisionit për Presidentit dhe i di mirë procedurat. Duhen edhe votat në Kuvend”.
Ajo shtoi se qëndrimi i PS është i qartë pro shkarkimit të kreut të shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

