Spiropali: Nuk ka asgjë të keqe të ndajmë pushtet me opozitën
Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e ftuar në ABC News duke folur për protestën e nesërme është shprehu se opozita bën gjithmonë të njëjtë gjë, por pa rezultat. Madje ajo nga fundi i bisedës është shprehur se edhe nëse do e ndanin pushtetin me opozitën, sipas saj nuk ka ndonjë gjë të keqe.
“Në fakt për ta bërë pak më përfshirëse për të mos u dukur që ne kemi barrikada apo ndonjë problem të madh me opozitën që në fakt nuk e kemi, ne do donim shumë që të kishim një opozitë konstruktive. Madje do donim shumë që edhe në zgjedhje… edhe të ndanim pushtetin me nuk ka asnjë gjë të keqe në kuptim elektoral. Disa bashki mund t’i qeverisin ata disa bashki mund t’i qeverisim ne. Por kështu si po shkon ne e shikojmë shumë të vështirë që opozita ta marrë veten”.
Teksa fliste për protestë ajo tha se opozita nuk do fitojë asgjë nga ai tubim.
“Sigurisht që dy partitë kanë të drejtë të bëjnë protesta. Gjithmonë do këtë arsye për të protestuar. Kanë 4 vjet që bëjnë protesta dhe çdo herë janë gjithmonë e më pak. Është në kufijtë e naivitetit që të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme. Njerëzit nuk janë këtu për të dëgjuar klithma të dëshpëruara. Duan të tregojnë ide se për çfarë do qëndrojnë ata aty, çfarë vizioni kanë këta njerëz. Epo pushtet për pushtet patjetër që kanë qeverinë që kanë zgjedhur me votë. Problemi që u ka dalë përpara është Edi Rama dhe nuk dinë si ta shkulin”.
KOHA JONË SONDAZH

