Spiropali, opozitës: Ka ardhur koha që t’i gjejmë dy fjalë të përbashkëta, mos e merrni “peng”!

Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali i bëri sot thirrje deputetëve të opozitës që të ulen për të diskutuar që të gjendet një zgjidhje.

Spiropali: Dua të të them diçka shumë miqësisht! Hera e parë që e marr fjalën në këto 4 muaj. Sot është 7 marsi, vetëm një koment (deputetët e opozitës i bien tavolinave).

Ndërhyn Felaj: Zoti deputet nuk i çirresh dot as një gruaje e një vajze sot.

Spiropali: Dua të bëj një urim për mësuesit në këtë 7 mars. Qetësohu. Mësuesit na kanë mësuar që të paktën kur flet dikush, nuk ia marrin fjalën të tjerët. S’bëhet zhurmë dhe s’ka bilbila. Ka ardhur koha që t’i gjejmë dy fjalë të përbashkëta. Ejani në Konferencën e Kryetarëve, në Komisionet Kryesore, që t’i gjejmë zgjedhjet. Mos e merrni peng këtë ditë. Fëmijëve të Shqipërisë po i jepni një shembull të shëmtuar. Jemi afër për të gjetur një zgjidhje këtë absurditet. Partinë e bashkuar, jeni në dritë të vërtetë. Vazhdoni para. Gëzuar 7 marsin mësuesve, dhe grave këtu 8 marsin, se nuk do të shihemi nesër.

 

SHKARKO APP