Spiropali: Po s’u ndalën sot, nuk do të shkelin më në Amerikë

Pas mesazhit të dhënë nga zëvendësndihmëssekretar i Shtetit në SHBA, Palmer, për kreun e PD-së, Basha dhe kryetaren e LSI-së, Kryemadhi, se “nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit”, reagon Ministrja e Shtetit Për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali e cilëson këtë deklaratë të zyrtarit amerikan, si një mesash fare të qartë.

Postimi i Spiropalit

Swiss Digital Desktop Reklama

Më qartë dhe me troç se kaq nuk ka! Përgjegjësit për dhunën janë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Nuk do të shkelin më në SHBA po s’u ndalën SOT! Zgjedhjet do të bëhen më 30 Qershor dhe PIKË!

Swiss Digital Mobile Reklama

***

Zyrtari i larte amerikan e beri deklaraten ne nje interviste dhene sot per Top Channel, teksa nder te tjera theksoi:

“Dua të jem shumë i qartë me Z. Basha, Znj. Kryemadhi dhe të tjerë në partitë e tyre: nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit. Ka qenë shumë e qartë në të kaluarën që kur drejtuesit duan që protestat që të jenë paqësore, ato kanë qenë paqësore. Demonstratat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike si dhe perspektivën e vendit për të ecur përpara në rrugën drejt BE. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të bëjnë hapa pas nga konfrontimi dhe të angazhohen në dialog konstruktiv që synon t’i japë fund ngërçit politik”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?