Spiropali, Presidentit: Jemi dakord me ju

Menjëherë pas deklaratës për shtyp të kreut të shtetit Ilir Meta, ka reaguar në adresën e saj në tëiter, Ministrja Për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Spiropali thotë se është dakord me Metën që Shqipëria është Republikë, por shton me ironi se Republika është e qytetarëve, jo e Lulit dhe Monikës.

Zoti Meta, jemi dakord me ju “Shqipëria është Republikë. Presidenti i takon Republikës dhe Republika u takon qytetarëve!”. Pikërisht për sa jemi dakord këtu, ju e keni humbur të drejtën të qëndroni në zyrën e Presidentit. Sepse Presidenti i takon Republikës jo Lulit dhe Monikës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?