Spiropali “presion” BE-së: Koha të mbani fjalën. Projekti Europian, i paplotë pa Shqipërinë

Në seancën plenare të parlamenteve të vendeve anëtare dhe atyre kandidate organizuar ditën e sotme në Sofje të Bullgarisëm, e pranishme ishte edhe nënkryetarja e grupit parlamentar të PS-së Elisa Spiropali, e cila falënderoi Presidencën Bullgare për kurajën dhe lidershipin e treguar në mbështetjen pa kushte të Shqipërisë.

“Projekti Europian është i paplotë pa Shqipërinë dhe Ballkanin. Vendet e BE-së kanë afirmuar vazhdimisht këtë perspektivë europiane për zgjerim. Është koha të mbani fjalën dhe ta bëni realitet këtë projekt të përbashkët. Duhet ta hedhim bashkë këtë hap strategjik përpara. Duhet të përdorim fuqinë magnetike të BE-së për transformim ekonomik, politik, shoqëror dhe kulturor të vendeve tona. Për ne, projekti europian nuk është vetëm politika më e mirë e sigurisë në Rajon. Është, mbi të gjitha, një afirmim i vokacionit tonë kombëtar dhe identitet historik europian. Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit është, po ashtu, në interesin e sigurisë dhe ekonomisë së Europës, një investim gjeostrategjik për një Europë të forte, të bashkuar dhe të bazuar në vlera. Ne jemi të vetëdijshëm se integrimi nuk është një udhëtim falas në trenin europian, por një proces i gjatë dhe i vështirë transformimi, një proces i bazuar te merita individuale e secilit vend. Reformat që kemi ndërmarrë, me krye-reformën në drejtësi, janë reflektim i kësaj vetëdije dhe nevojë për të ndërtuar Europën në vendin tone. Progresi i njohur nga raporti i Komisionit Europian në të gjitha prioritetet është provë e vullnetit tonë politik, por dhe reflektim i mbështetjes popullore për këtë proces të vështirë. Na jepni mundësinë të vazhdojmë në këtë rrugë, që është e vetmja rrugë përpara!”- tha deputetja socialiste Elisa Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?