Spiropali prezantohet si drejtuese e qarkut Shkodër, Gjiknuri: Jo tragjedi nëse nuk fitohet nga PS-ja
Mbrëmjen e kësaj të marte, ministrja Elisa Spiropali është prezantuar si drejtuese politike e PS-së për qarkun. E shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Damian Gjiknuri, ajo mbajti një takim të shkurtër me dyer të mbyllura me strukturat. Pas takimit Gjiknuri tha se nuk mund ti imponohen shkodranëve, por që partia socialiste do paraqesë alternativën më të mirë.
”Faleminderit për interesin e për kohën tuaj që jeni këtu. Unë falënderoj kryesinë e PS për këtë vendim. Është kënaqësi e nder të punoj me qytetarët e Shkodrës. Më pëlqën energjia e këtij qyteti e këtij qarku pavarësisht kë votojnë. Ne nuk jemi për të imponuar ofertën e PS ne jemi për të ofruar më të mirën për qytetarët e këtij qaku”,-tha Spiropali.
Pyetje: Çfarë nuk shkon me PS në Shkodër?
Damian Gjiknuri: Jeta na mëson që njeriu duhet të vazhdojë të përpiqet të bëjë më të mirën, derisa qytetarët e Shkodrës ta kuptojnë që do të ishte më mirë për ta që të drejtohej nga një kryebashkiak socialist. Por në fund të fundit njerëzit bëjnë zgjedhjen e tyre, ne nuk duam të dominojmë çdo kënd. E rëndësishme është që PS të paraqesë alternativën e saj që ne besojmë është më e mira, por në fund e gjykojnë qytetarët. Nuk është tragjedi që nuk u fitua Shkodra, fatkeqësisht nuk më vjen mirë sepse mund të ishte më mirë për qytetarët e Shkodrës që të drejtohej nga socialistët.