Spiropali reagon ashpër kundër komenteve negative në rrjet që glorifikojnë vrasësin e gjyqtarit Kalaja

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj komenteve negative në rrjetet sociale kundër gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje në sallën e Gjykatës së Apelit.

Jashtëzakonisht tronditëse përpjekja e këtyre ditëve për të glorifikuar aktin barbar të vrasjes së gjyqtarit Kalaja përmes një serie publikimesh në media, pasuar nga një lumë komentesh të neveritshme në adresë të viktimës.

Po aq indinjuese është edhe tentativa për të justifikuar vrasësin për veprimin ekstrem që mori një jetë njeriu dhe lëndoi dy të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Urrejtja mbi viktimat dhe lartësimi i agresorëve duke shfrytëzuar lirinë për të shkruar e komentuar në hapësirën digjitale, nuk mund të jetë kurrsesi Shqipëria Europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që me BE-në po negociojmë për t’iu afruar përherë e më shumë standardeve të medias e etikës demokratike europiane, nevojitet një ndërgjegjësim dhe reflektim i plotë për masat e ardhshme ligjore që mbrojnë dinjitetin e individit, po aq sa edhe lirinë e shprehjes.

Publikimet e paverifikuara mbi protagonizmin vrastar dhe vala e komenteve baltosëse në rrjetet sociale mbi viktimën nuk mund të jetë kurrsesi fytyra e shoqërisë shqiptare.

Shqipëria e vërtetë është shumë më shumë se kaq; është vlerë, është respekt, është dinjitet!

Ngushëllimet më të ndjera familjarëve të gjyqtarit Kalaja dhe solidaritet me gjyqtarët, prokurorët dhe gjithë shërbëtorët e shtetit shqiptar!”, shkruan Spiropali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?