Spiropali takim me delegacionin e Senatit të Republikës Çeke: Rol të rëndësishëm si mbështetëse e Ballkanit Perëndimor

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka pritur sot delegacionin e Senatit të Republikës Çeke, kryesuar nga Zëvendëspresidenti, z. Jiří Oberfalzer.

Diskutimi u fokusua veçanërisht në procesin e integrimit të Shqipërisë, ku Republika e Çekisë pati një rol të rëndësishëm si mbështetëse e zëshme e Ballkanit Perëndimor.

“Diskutuam për Presidencën Çeke të BE-së gjatë kryesimit të së cilës Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën negociatat e anëtarësimit me BE-në dhe u miratua vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën”, shkruan ministrja Spiropali përmes një statusi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

Mirëprita me kënaqësi sot delegacionin e Senatit të Republikës Çeke, kryesuar nga Zëvendëspresidenti, z. Jiří Oberfalzer. Diskutuam për Presidencën Çeke të BE-së gjatë kryesimit të së cilës Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën negociatat e anëtarësimit me 🇪🇺 dhe u miratua vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Reformat e ndërmarra, puna e bërë nga Qeveria & Kuvendi, si dhe mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjelltë, ishin gjithashtu në fokus të takimit.

Në vijim, shpreha mirënjohje për mbështetjen e pakushtëzuar që Republika Çeke ka dhënë dhe vijon të japë në drejtim të procesit të integrimit të vendit tonë në BE dhe theksova se për Shqipërinë Evropa nuk është një zgjedhje, por e vetmja zgjidhje.

SHKARKO APP