Spiropali takon kreun e Komisionit të Sigurisë në Senatin Amerikan: Folëm për sulmin kibernetik nga Irani
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka udhëtuar drejt SHBA-së në kuadër të një vizite zyrtare, ku është takuar me një sërë personalitetesh të rëndësishëm të politikës amerikane. Në nisje të takimeve, Spiropali është pritur nga Senatori, njëkohësisht dhe Kryetari i Komisionit të Sigurisë së Brendshme në Senat, Gary Peters.
“Diskutuam për progresin që ka bërë Shqipëria, sfidat e së ardhmes, sulmet kibernetike të Iranit ndaj shërbimeve qeveritare në vendin tonë, si dhe sanksionet e ndërmarra nga SHBA dhe partnerët për dënimin e këtij akti kriminal”, shkruan ministrja.