Spiropali takon Santos në Bruksel: PE mbështetje prespektivës europiane të Shqipërisë
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi këtë të mërkurë një takim në Bruksel me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, eurodeputeten Isabel Santos.
Spiropali informoi se në fokus të bisedës ishte situata politike në vend, progresi i bërë lidhur me reformat transformuese që janë ndërmarrë dhe ecuria e negociatave për çdo kapitull.
Po ashtu Spiropali vlerësoi angazhimin e Parlamentit Evropian që vijon të mbështesë në mënyrë të pandërprerë perspektivën evropiane të vendit tonë. Ajo siguroi se qeveria do të punojë fort për përmbushjen e sfidave deri në anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE.