Spiropali: Të fala Lulit Sali, kujdes rublat
Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në fjalën e saj në Kuvend ka thënë se Berisha dhe Meta janë në të njëjtën varkë duke kërcënuar se çfarë po bëjnë në Tiranë, do e bëjnë në çdo cep të Shqipërisë.
Spiropali shprehet se akuzat e tyre ndaj Ramës janë fantazi e dëshpëruar që lidh oligarkët rus me shegë dhe luleshtrydhe.
Spiropali ka ironizuar Berishën duke i thënë: “Bëji të fala Lulit dhe kujdes paratë ruse”.
“Njëri këtu brenda dhe tjetri jashtë Saliu dhe Ilir janë në të njëjtën varkë. Lundrojnë rrugëve të Tiranës. Kërcënojnë se do të bëjnë në të njëjtën gjë në çdo cep të Shqipërisë. Janë në kërkim të një stacioni në kalendar, kur vetë kalendari i ka braktisur. Nga bregu tjetër i atlantikut besojnë se iu erdhi fakti. Por prova dhe dëshmia që sipas tyre Edi Rama ka korruptuar Amerikën . Një fantazi e dëshpëruar lidh oligarkët rus me shegë dhe luleshtrydhet e Divjakës. Ambasadoren me citetat e Hoxhës dhe komunistët e djeshëm… Të gënjesh dynjanë është mëkat, siç po bëjnë lundërthyesit e padalë në breg të varkës së mbytur. Dy të tjerë me ulërima, është marrëzi. Por marrëzia është normale nëse lind në anë të Lanës. Asnjë akuzë nuk ka lidhje me kryeministrin. Vetëm lutja e tyre; bëje Zot ëndrrën të vërtetë, është shumë pak. Këto janë dosje të Amerikës dhe nuk ka mbetur që t’ua qani ju hallin. Janë takime informale dhe normale. Të fala Lulit Sali, kujdes rublat. Zhurma që ngrihet mbi to dhe për to, është lirati që kujtohet në shtëpinë e të varurit. Kryeministri është aktor dhe faktor, njëri nga akuzatorët është non grata në të dyja anët e atlantikut dhe me gjasa dhe gjetkë, ndërsa të tjerët janë non-grata dhe në gardhin e PD”, tha ajo.