Spiropali thirrje opozitës: Dera ku kanë thirrur të parin tuaj, as hapet e as mbyllet prej nesh

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagon për situatën e krijuar në Konferencën e Kryetarëve dhe në komisione parlamentare, ku sipas saj, disa nga deputetë të opozitës kanë dhunuar institucionet e Kuvendit.

“Të nderuar kolegë dhe kolegë: nuk jua kanë fajin dyert e Kuvendit! Dera ku kanë thirrur të përgjigjet të parin tuaj, as hapet prej nesh, as mbyllet prej nesh. Koha kur ajo derë hapej për armiqtë dhe mbyllej për shokët, aleatët dhe miqtë ka marrë fund. Kuptojeni! Kthehuni në Kuvend dhe bëni punën tuaj”, tha Spiropali.

Postimi i plotë

Sot, në shkelje të plotë të çdo ligji, rregulli dhe kodi, duke nëpërkëmbur detyrën dhe përdhosur misionin kushtetues, disa deputetë të opozitës, kanë dhunuar institucionet e Kuvendit duke dashur të pengojnë prezantimin e Buxhetit 2024 në Konferencën e Kryetarëve dhe në Komisione Parlamentare.

Të nderuar kolegë dhe kolege: nuk j’ua kanë fajin dyert e Kuvendit! Dera ku kanë thirrur të përgjigjet të parin tuaj, as hapet prej nesh, as mbyllet prej nesh. Koha kur ajo derë hapej për armiqtë dhe mbyllej për shokët, aleatët dhe miqtë ka marrë fund. Kuptojeni! Kthehuni në Kuvend dhe bëni punën tuaj!

SHKARKO APP