Spitalet në gatishmëri për natën e ndërrimit të viteve

Në të gjitha qytetet e Shqipërisë, në sheshet ku do të festohet ndërrimi i viteve është vendosur një autoambulancë nga ora 19:00 deri në përfundim të festës.

Në Tiranë, përveç 9 autoambulancave të shpërndara në post-stacione në territor, sipas planit të riorganizimit të Urgjencës Mjekësore, do të ketë edhe dy autoambulanca të tjera në dizpozicion të festës të vendosura në sheshin Skënderbej.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me ekipin e urgjencës së Spitalit Universitar të Traumës, tha se janë marrë të gjitha masat që spitalet të jenë në gatishmëri për t’iu përgjigjur të gjitha thirrjeve në rast nevoje

Swiss Digital Desktop Reklama

ManastirliuKemi marrë të gjitha masat që natën e ndërrimit të viteve urgjencat mjekësore, ambulancat, njësia e helikopterëve të jenë në gadishmëri për t’iu përgjigjur të gjitha thirrjeve në rast nevoje. Ndalimi i tregtimit të fishekzjarreve këtë vit pritet të lehtësojë edhe traumat që çdo vit shkaktohen nga fishekzjarret dhe mjetet piroteknike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas urdhrit të Ministres Manastirliu, masat e përforcuara do të zbatohen nga të gjitha ekipet mjekësore në datat 31, 1 dhe 2 janar 2019, për t’iu përgjigjur të gjitha thirrjeve në rast nevoje nga qytetarët.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?